Telegrafi

CES: Samsung prezanton linjën e tabletëve Galaxy TabPro

Linja e tabletëve Samsung Galaxy TabPro përfshin modele të reja të tabletëve me madhësi të ndryshme të ekranit, duke përfshirë Samsung Galaxy TabPro, i cili ka ekranin me diagonalen prej 12.2 inç, dhe i cili duket identik me Samsung Galaxy NotePro sa i përket dizajnit dhe specifikave.

Tableti me ekran të madh përfshin edhe rezolucionin prej 2560 x 1600 pikselëve me opsionin e zgjedhjes së procesorit të Exynos 5 Octa dhe Snapdragon 800 (për modelin LTE).

Për më shumë, Samsung Galaxy TabPro 12.2 vjen edhe me lidhjet për Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac MIMO (2.4 & 5 GHz), Ëi-Fi Direct, AllShareCast, Bluetooth 4.0 dhe USB 3.0.

Ndërsa, tabletët e linjës së njëjtë – Samsung Galaxy TabPro, por me ekrane prej 10.1 dhe 8.4 inç, vijnë me specifika paksa më të ndryshme sesa Galaxy NotePro dhe TabPro me 12.2”.

Të gjitha modelet e reja të tabletëve të Samsung pritet të dalin në shitje në tremujorin e parë të vitit 2014. / Telegrafi /