Site icon Telegrafi

CES: Nissan LEAF i ri merr çmimin e madh – Best of Innovation 2018

Vetura më e shitur elektrike në botë, Nissan LEAF, modeli i ri i këtij viti ka marrë vlerësimet më të larta në ceremoninë vjetore të CES (Consumer Electronics Show) të prezantuar nga Consumer Technology Association.

Me shpalljen e fituesve të çmimit “Best of Innovation” për vitin 2018, përpara një numri të madh të ekspertëve të industrisë së teknologjisë në Nju Jork, Nissan LEAF, modeli më i ri i veturës elektrike me zero emetim, fitoi çmimin e parë të madh ndërkombëtar. Nissan po synon shumë më tepër çmime me gjeneratën e re të LEAF edhe nga ngjarjet tjera të mëdha globale të industrisë.

Si konfirmim për investimet e rëndësishme të Nissan në inovacion, vetura 100% elektrike Nissan LEAF me ProPILOT (i njohur si ProPILOT Assist në Amerikën e Veriut) dhe teknologjitë e-Pedal morën këto çmime:

Fituesi i çmimit të CES “Best of Innovation” për Teknologjinë e Inteligjencës në Veturë dhe Teknologjinë e Vozitjes Autonome

Çmimin e nderit të CES për një Botë Më Të Mirë

Çdo vit, CES shpallë fituesit e çmimeve të CES Best of Innovation si pjesë e ngjarjes së CES në Las Vegas. Nissan dhe shoqata do të bëjnë një shfaqje të veçantë të modelit të ri të Nissan LEAF 2018.

“Është një nder i madh të kemi këtë njohje kaq të hershme dhe të rëndësishme për Nissan LEAF-in e ri”, tha Daniele Schillaci, zv. president ekzekutiv i Nissan për marketing dhe shitje globale, makina elektrike dhe biznesin e baterisë, dhe kryetari i komitetit drejtues për rajonin e Japonisë / A & O.

“Ky çmim njeh produktet dhe teknologjitë prej të cilave përfitojnë njerëzit dhe planeti, kështu që është e pritshme që LEAF i ri të nderohet me këtë çmim. LEAF është më shumë se vetëm një makinë. Është ikona e Nissan Intelligent Mobility, vizionit tonë për të lëvizur njerëzit në një botë më të mirë “.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=8Gb9YLatnSU

Nissan LEAF i ri sjell një paketë tejet atraktive të inovacioneve dhe teknologjive të dobishme të përditshme për më shumë njerëz në botë sesa çdo automjet elektrik që është krijuar më parë. Makina po ndihmon botën të bëhet një vend më i mirë jo vetëm nëpërmjet inovacionit, por edhe nëpërmjet qasjes në më shumë njerëz.

Nissan LEAF i ri është në shitje në Japoni dhe do të mbërrijë në sallonet e Nissan në SHBA dhe Kanada gjatë dy muajve të ardhshëm. Në Evropën Perëndimore, prodhimi i LEAF fillon në dhjetor 2017 dhe vazhdon shitjen nga shkurti 2018.

Përfaqësuesi i veturave të reja Nissan për Kosovë është AutoMita, e cila së fundmi ka sjell modelet e reja të Nissan Qashqai, veturës e cila sjell shumë teknologji dhe karakteristika të reja për vozitësit, të cilat mund të përjetohen tani edhe në tregun tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version