Telegrafi

CES: Asus prezanton telefonat ZenFone 2 dhe ZenFone Zoom

ZenFone 2 është model më i avancuar sa i përket specifikave, i cili sjell procesorin me 1.8GHz ose 2.3GHz quad-core 64-bit Intel Atom, 2GB ose 4GB RAM, kamerën e pasme me 13MP PixelMaster dhe lidhjen për internetin 4G/LTE. Ky model sjell edhe ekranin me 5.5-inç në IPS+ në full HD me 1920×1080 piksel.

Ndërsa, ZenFone Zoom mund të mos jetë i ngjashëm me ZenFone 2, por ky model dallohet për mundësinë e zumit optik në 3x, që nuk është shumë tipar i zakonshëm për një telefon të mençur mobil.

Më pas, në kamerën me 13MP janë edhe OIS dhe auto-fokusi laserik, si dhe mundësia e shkrepjes së disa fotografive përnjëherë.

ZenFone Zoom kushton 399 dollarë, ndërsa ZenFone 2 fillon me çmime prej 199 dollarësh.

Të dy modelet pritet të debutojnë në treg në tremujorin e dytë të vitit 2015, dhe me vete do të paketojnë edhe ndërfaqen ZenUI që është e ndërtuar mbi Android 5.0 Lollipop. (Telegrafi)