Telegrafi

CES 2015: Galaxy S6 nesër u prezantohet partnerëve të Samsung?

Megjithatë kjo nuk do të thotë se disa nga partnerët e kompanisë jugkoreane nuk do të jenë të parët, të cilëve Samsung do t’ua prezantojë telefonin e saj më të ri, Samsung Galaxy S6, edhe nëse kjo bëhet jo-zyrtarisht, dhe pa praninë e mediave.

Në fakt këtë e pretendon një raport i ri i publikuar sot, i cili thotë se Samsung Galaxy S6 do të shfaqet për të parën herë tek partnerët e zgjedhur të Samsung, në panairin e madh të teknologjisë, CES 2015.

Në këtë ngjarje thuhet se Samsung nuk do të lejojë praninë e mediave dhe konsumatorëve, madje edhe nëse disa media do të jenë të lejuara ta shohin telefonin e Samsung ato nuk do të lejohen për ta informuar publikun në lidhje me Samsung Galaxy S6, detajet e të cilit Samsung do ti bëjë publike disa muaj më vonë. (Telegrafi)