Telegrafi

CES 2015: Billy 5S LTE, telefoni që i kushtohet Bill Gates

Linja e telefonave nga Billy që janë krijuar për nder të themeluesit të Microsoft, Bill Gates, tani e ka edhe një anëtar të ri në familje i cili vjen në formën e Billy 5S LTE. Yezz Mobile i është bashkuar platformës WindowsPhone vitin e kaluar, me lansimin e Billy 4.7 dhe Billy 4.

Prodhuesit e ndryshëm e kanë ndihmuar Microsoft dhe platformën e saj mobile që të sjell çmime dhe modele më të lira të telefonave, ndërsa tani Billy 5S LTE pritët të ofrojë edhe rrjetin 4G në një telefon që nuk kushton shumë.

Megjithatë, kompania ende nuk e ka bërë të ditur çmimin e pajisjes, por nëse bazohemi në të kaluarën mund të pritet që edhe ky model të mos kushtojë shumë.

Karakteristikat harduerike të këtij modeli përfshijnë: WindowsPhone 8.1 në të cilin bazohet Billy 5S LTE, procesorin Quad-core 1.2GHz Snapdragon, rrjetet HSPA+ 850/900 apo 1900/2100 LTE 700/1700/2600 apo 800/1800/2600 (varësisht nga tregu), 1GB RAM, 8GB memorie (plus microSD për zgjerim të hapësirës deri në 64GB), ekranin me 5-inç në HD (1280x720px) IPS LCD, kamerën kryesore me 13MP, kamerën e përparme me 5MP dhe mundësinë për dy SIM kartela. (Telegrafi)