Telegrafi

CES 2012: 20 mijë produkte të rinj

“Tre miliard e gjysmë njerëz”, citon Los Angeles Times drejtorin për analizat industriale të panairit Consumer Electronics Show, Steve Koening, “ dhe të gjithë dëshirojnë televizorët, telefonat mobil … Kjo është një shans i madh për tregun. Nuk e di se kur do ti arrijmë dy biliard, por nëse vazhdojmë me këtë tempo, sipas të gjitha gjasave nuk do të presim gjatë”.

Rritja nuk do të jetë e kufizuar vetëm në vendet në zhvillim. Do ta shënojnë edhe vendet e zhvilluara, sikurse që janë SHBA-të. Por kontributin më të madh do ta japin vendet si Kina dhe Brazili. Pritet të ketë më shumë telefona të mençur më të lirë, por edhe televizorët LCD do të shiten më mirë.

Derisa njerëzit në mbarë botën përgatiten të blejnë edhe më shumë pajisje, kjo industri hyn në fazën tjetër të revolucionit digjital, e shpenzuesit mund të presin që pajisjet e reja do të depërtojnë edhe më shumë në jetët e tyre.

Kompanitë teknologjike do të paraqesin në treg telefonat e rinj të mençur dhe tabletët të cilët do të jenë shumëfunksional dhe do të mund të zëvendësojnë pajisjet e shkollës së vjetër, sikurse që janë kamkorderët. Ndërsa ne, në masën edhe më të madhe se deri tani, do të mund ti adaptojmë ata ndaj dëshirave dhe nevojave tona.

Ky trend është paralajmëruar në eventet që janë mbajtur para fillimit të CES-it, njërit nga panairet më të mëdhenj teknologjik botërorë. Fillon me 10 dhe do të zgjas deri më 14 janar në Las Vegas.

Pritet që në panair të prezantohen rreth 20 mijë produkte të rinj. Shumë nga ta do të jenë telefon të mençur, të cilët gjithnjë e më shumë do ti ngjajnë kompjuterëve personal të cilët mund ti bartim me vete në xhep. Gjithashtu, pritet premiera e 30 deri 50 ultrabookëve të rinj, që janë laptop të hollë dhe të lehtë. /Telegrafi/