“Më 30 shtator do të dal në referendum këshillues dhe do të votojë “për”. Do të votojë “për” sepse mendoj se marrëveshja e Prespës është fitore dhe sukses i madh, sepse mendoj se është domosdoshmëri nga e situata e të cilës nuk ka ikje”, thotë në një deklaratë me shkrim ish-kryetari i Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai arsyeton vendimin e tij duke thënë se zbatimi i marrëveshjes nuk do të ketë rezultate negative, por pasoja negative mund të shkaktohen nga mos zbatimi dhe dështimi i saj.
“Është normale se tek çdo njeri i ndërgjegjshëm dhe përgjegjës kur bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme ekziston hamendësim. Këtyre ditëve shumë njerëz më kanë pyetur se unë a do të kisha nënshkruar një marrëveshje të tillë. Përgjigjja ime është se në këtë moment kjo aspak nuk është e rëndësishme”.
“Nënshkrimi është dhënë dhe kthim prapa s’ka. As në të ardhmen kjo apo qeveri tjetër greke nuk do të tërhiqet nga pozitat e fituar nga kjo marrëveshje, as bashkësia ndërkombëtare, do të ketë kuptimin për një joseriozitet dhe moszbatimin e obligimeve tona”, tha Cërvenkovski.
Ai shtoi se është i bindur se integrimet euroatlantike janë opsioni i vetëm i mirë për të ardhmen e vendit. /Telegrafi/