Pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, janë certifikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e raundit të dytë që u mbajtën në Drenas.
Në komunën e Drenasit kryetar komune është zgjedhur Ramiz Lladrovci nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 14 mijë e 537 vota apo 62.55 përqind të votave.
Lidhur me vendimin e KQZ-së për Certifikimin e këtyre rezultateve do të njoftohet edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. /Telegrafi/