Site icon Telegrafi

Certifikohen teknikët e blegtorisë

Organizata Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) e përkrahur nga donatori BfW nga Gjermania ka zhvilluar modulet e kursit për sektorin e blegtorisë sipas kritereve dhe procedurave nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve (AKK).

AKK sipas ligjeve në fuqi në vitin 2016 ka akredituar IADK si institucion i cili ofron, vlerëson dhe lëshon kualifikime të aprovuara. Në baze të kësaj AKK ka Certifikuar IADK në ofrimin e trajnimeve në sektorin e Blegtorisë.

Akreditimi dhe Validimi sipas IADK-së vlen për periudhën tre vjeçare dhe pjesëmarrësit të cilët do të certifikohen do të marrin titullin Teknik i Blegtorisë në nivelin e III sipas standardeve nga AKK.

Duke njohur dhe vlerësuar rolin tuaj dhe të institucionit që përfaqësoni, organizata IADK ju fton me kënaqësi të merreni pjese në ngjarjen promovuese të akreditimit të IADK-së dhe prezantimit të planit të punës lidhur me certifikimin e kandidatëve në nivelin Teknik i Blegtorisë.

Ngjarja promovuse do të mbahet sot në Zyrat e IADK-së në fshatin Sfaraçak i ulët të Vushtrrisë dhe fillon nga ora 10:00. /Telegrafi/

Exit mobile version