Në Komandën e Doktrinës dhe stërvitjes në Ferizaj ka përfunduar sot Kursi Bazë për Snajper me pjesëmarrës të njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të FSK-së, kursantët gjatë pesë javëve janë trajnuar në përdorimin e snajperëve në terrene të ndryshme trajnuese, me qëllim të ngritjes së njohurive të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me snajper si dhe aftësimin e tyre për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve rreth armikut në zonat me rrezikshmëri të lartë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të trajnoj dhe përgatisë pjesëtarët e saj në të gjitha fushat, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/