Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë ankesë që mund të ndikojë në këto rezultate.
Rezultatet përfundimtare janë si në vijim: kandidati i PDK, Ramiz Lladrovci ka marrë 14 mijë e 537 vota, kandidati i Nismës për Kosovën Isa Xhemajli 8 mijë e 704 vota.
Lidhur me këto rezultate, KQZ njofton se ka filluar të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. /Telegrafi/