Sekretarja e Shtetit e Nevadas, Barbara K. Cegavske certifikoi zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të shtetit përpara Gjykatës së Lartë të Shtetit.
Cevaske, një republikane, konfirmoi rezultatet e garës shtetërore, por nuk e njohu verbalisht fituesin e garës presidenciale, presidentin e zgjedhur Joe Biden, raporton cnn.
Gjykata e Lartë e Nevadas certifikoi rezultatet e secilit qark përpara certifikimit zyrtar të rezultateve.
Biden fitoi shtetin me më shumë se 33 mijë vota, sipas numrave më të fundit të ueb-faqes së Sekretarit të Shtetit.
Trump, i cili humbi 20 votat elektorale të shtetit ndaj Biden, e kishte bërë Pensilvaninë, pjesë kryesore të përpjekjeve ligjore për t’i shpallur të pavlefshëm rezultatet e zgjedhjeve. /Telegrafi/