39 drejtorë dhe koordinatorë dhe 14 trajnerë ka certifikuar Ministria e Arsimit dhe projekti ALLED 2, pas përfundimit të trajnimeve për shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional për sigurimin e cilësisë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sigurimi i cilësisë është prioritet i qeverisë.
“Sigurimi i cilësisë është një element kryesor, është po ashtu shumë i rëndësishëm per Ministrinë dhe është një nga prioritetet e qeverisë tonë. Me këtë rast par shkollat profesionale këtë e bëmë në angazhim me ALLED 2. Programi i trajnimit është ofruar gjatë vitit 2021 dhe 2022. Janë hartuar dhe pilotuar rregulloret e brendshme për sigurimin e cilësisë”, ka shtuar ajo.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe
“Projekti i Alled ka mbështetur shkollat profesionale për të mirëmbajtur mekanizmat e sigurimit të cilësisë. Duhet të fokusohemi edhe në atë çka kemi arritur, 31 kordinatorë nga 20 shkolla profesionale në Kosovë dhe drejtorët e shkollat kanë marrë pjesë në një program gjithëpërfshirës të përgatitur nga ana jonë. Arsyeja pse kemi zbatuar këtë projekt, është që të ndihmojmë shkollat profesionale që të jenë më konkurruese”, u shpreh ai.
Drejtoresha e ALLED 2, Efka Heder në ceremoninë e certifikimit theksoi se trajnimet janë zhvilluar në 30 për qind të shkollave.
“Kemi zhvilluar një 30 përqindësh në shkollat. Jemi të gatshëm për implementimin në të gjitha shkollat në përputhje me politikat e BE-së”, ka thënë ajo.
E përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen theksoi se ky është një intervenim i domosdoshëm në Kosovë.
“Shkalla e papunësisë mbetet e lartë me 17,7 për qind. Problemi më i madh është se fuqia punëtore joaktive mbetet 60 për qind, kryesisht gratë. Ka arsyeje të shumt apse është kjo gjendje kështu. Bizneset private nuk janë të kënaqur me shkathtësisë dhe hezitojnë të marrin studentët në punë që kanë dalë nga shkollat profesionale. Aktivitetet e trajnimet janë madhëahtorë sa i përket këtij drejtimi”, tha ai./kp/