Telegrafi

Certifikohen 20 konsulentë profesionalë

Trajnimi u inicua nga Programi për Shërbime Konsulence për Biznese (BAS) i EBRD-së në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Holandës dhe është realizuar në bashkëpunim me Programin për Ndërmarrje Private në Kosovë (KPEP) të USAID-it.

Certifikimi me CMC paraqet një shenjë të standardeve të konsulencës së standardit më të lartë dhe tregon se konsulentë individualë i përmbushin standardet e kompetencës profesionale dhe të etikës.

Trajnimi në CMC në Kosovë paraqet standardet e njohura ndërkombëtarisht në profesionin e këshillëdhënies. Programi i trajnimit u fokusua në dhënien e shkathtësive të nevojshme për të dizajnuar, menaxhuar dhe implementuar projekte të konsulencës me nivel të lartë profesional dhe etik, me metoda dhe shkathtësi për menaxhimin e kompanive të konsulencës.

Pos kësaj, USAID-i do të bashkëpunojë me komunitetin e konsulentëve profesionalë në Kosovë, në mënyrë që t’i udhëzojë për themelimin e një Instituti të Konsulentëve të Menaxhmentit (IMC) në kuadër të Këshillit ekzistues të Konsulentëve të Biznesit. Qëllimi është që të promovohet përdorimi i konsulentëve sipas standardeve ndërkombëtare. /Telegrafi/