Telegrafi

Çertifikohen 150 guidat e parë turistikë për Shqipërinë

Çertifikohen 150 udhërrëfyesit e parë turistikë për Shqipërinë. Ceremonia e çertifikimit të udhërrëfyesve turistike zhvillohet sot në Hotel Tirana.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, MIlva Ekonomi në një postim në Facebook, shkruante se certifikuesit e parë turistikë të Shqipërisë do të prezantojnë Shqipërinë për të gjithë turistët që vizitojnë vendin.

Fisnik Muça, udhërrëfyes i turizmit malor, tregon se sa i rëndësishëm është për të rregullimi i tregut të turizmit dhe veçanërisht i këtij profesioni të rëndësishëm”.

Guidat fituese janë seleksionuar pas një testimi të kryer nga disa komisione mikse të ngritura nga MZHETTS. Udhërrëfyesit çertifikohen në tre kategori: Nacionalë, Lokalë dhe Guida të specialiteteve të veçanta. /Telegrafi/