Telegrafi

Çertifikohen 13 kryetarët e zgjedhur të Këshillit Lokal në Prishtinë

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, gjatë ditës së premte më datë 26.07.2024 është bërë çertifikimi i 13 kryetarëve të zgjedhur në Këshillin Lokal.

Kryetarët e zgjedhur do të adresojnë problemet e banorëve te komuna, transmeton Telegrafi.

Kryetarët e zgjedhur në Këshillin Lokal, foto: Ridvan Slivova

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku u shpreh se kryetarët e sapo zgjedhur do të jenë zëri i parë i kryeqytetit të Kosovës.

“Jemi në rrugën e parë për të pasur një demokraci në kryeqytetin tonë, ju do të jeni zëri i parë i kryeqytetit, kjo është tepër e rëndësishme posaçërisht kur në asamble ndahet investimet buxhetore. Prandaj, këtu dua me iu thënë që të jeni zëri i fuqishëm i qytetarëve dhe të krijoni kontakte për çdo gjë. Jemi në planifikimin të buxhetit para shtatorit dhe iu bëjmë thirrje që të adresoni të gjitha kërkesat e juaja. Shpresoj që  të kemi një bashkëpunim, dera për juve është gjithmonë e hapur”, tha ajo.

Ndërsa, anëtari i komisioni përzgjedhës, Leotrim Retkoceri, duke uruar certifikimin e 13 kryetarëve të zgjedhur, tha kryetarët do të kenë ndihmën e komunës për realizimin e projekteve të tyre.

“Sot dua të ju përshëndes për angazhimin punën, mobilizim nëpër fshatrat që i keni bërë, nuk kam dyshim që do të bëni më të mirë për kryeqytetin. Do ta keni ndihmën tonë në realizimin e projekteve në lagjet e juaja. Do të mirëpresim edhe ngritjen e problemeve ku shumë shpejtë do të t’i zgjidhim në secilën lagje, dhe besoj që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim”, ka thënë Retkoceri. /Telegrafi/