Site icon Telegrafi

Certifikohen 11 trajnerë për menaxhimin e zonave të kontaminuara

Kompania gjermane HPC, është duke realizuar në Mitrovicë një projekt për trajtimin e zonave të kontaminuara, pjesë e të cilit është edhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”. Në këtë kuadër janë ndarë certifikata për 11 trajnerë për menaxhimin e zonave të kontaminuara.

Përfaqësuesi i HPC-së, Christoph Olk, foli për rëndësinë e këtij projekti, i cili është duke u zhvilluar në Mitrovicë. Ai u shpreh i kënaqur me mbështetjen e institucioneve, por edhe nivelin e angazhimit të pjesëmarrësve në trajnimin e organizuar me ekspertët e kompanisë.

Ky projekt pjesërisht është financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik Gjerman dhe mbështetur nga GIZ-i.

Ditë më parë është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” kompanisë gjermane HPC dhe organizatës GIZ, për implementimin e këtij projekti që ka të bëj me mjedisin, përkatësisht me trajtimin e zonave të kontaminuara në Mitrovicë, transmeton Klan Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version