Programit i ri për certifikimin e Auditorëve të Brendshëm në sektorin privat dhe atë publik, i pari i këtij lloji në Kosovë, është prezantuar të mërkurën duke ofruar kështu mundësi për një zhvillim profesional të Auditorëve të Brendshëm bazuar në Standardet Profesionale të IIA Global.
Programi është i validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe është i dizajnuar mbi bazën e certifikimeve të njohura (CIA dhe CGAP).
Ky certifikim pajis kandidatët me shkathtësi, njohuri dhe kompetenca profesionale për ushtrimin e detyrës në gjitha sektorët ku nevojitet një intensifikim i njohurive në të gjitha aspektet e rolit të auditimit të brendshëm, menaxhimit të riskut, kontrollit dhe qeverisjes, në të cilat fusha operon auditori i brendshëm. Ndryshe nga gjitha kualifikimet tjera, ky kualifikim është i dizajnuar në mënyrë specifike për të bashkërenduar nevojat e auditimit të brendshëm dhe llogaritet si një benchmark për profesionin.
Kandidati i cili përfundon me sukses programin fitojnë titullin:
Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik
Instituti KAF është e vetmja shoqatë profesionale e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë me program të validuar për certifikimin e Auditorëve të Brendshëm në sektorin privat dhe publik në Kosovë. Për më tepër klikoni KËTU. /Telegrafi/