Oda ekonomike për energjetikë inicion të bëhet monitorim sizmik i të gjitha digave në shtet me qëllim që të ulet rreziku sizmik. Nga Observatori sizmik pranë Fakultetit natyror matematikor në Shkup, të cilët bëjnë monitorim të tillë vetëm në digën Kozjak, konsiderojnë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.
Me memorandumin për bashkëpunim që e nënshkruan sot njerëzit e parë të Odës ekonomike për energjetikë të Maqedonisë dhe të Observatorit sizmik në kuadër të Konferencës së katërt ndërkombëtare për energjetikë, duhet të nxiten aktivitete për monitorim sizmik të digave në territorin e shtetit.
“Monitorim sizmik të sizmicitetit të induktuar, sepse e dimë se me çdo akumulim ndryshohet regjimi i streseve tektonike në rrethinë dhe mundësi për dukuri të tërmeteve të induktuara apo për paraqitje të tërmeteve atje ku deri më tani nuk ka pasur apo ndërkaq paraqitje të gabimeve apo shkrehjeve të tërmeteve në gabimet ekzistuese. Do të thotë, të mundësohet mbrojtje, të pakësohet rreziku sizmik dhe të mbrohet rrethina dhe popullata nga rastet e tilla të mundshme”, deklaroi Dragana Çernih, drejtoreshë e Observatorit sizmik, e cila në konferencë foli për tërmetet si problem i mundshëm gjatë çarjes së digave dhe vërshimeve në vendbanime.
Siç informoi Çernih, mbi 10 vite bëjnë monitorim sizmik vetë në Liqenin Kozjak, ku kanë tre stacione sizmike.
Ajo thotë se nuk ka kontroll për digat e tjera dhe se është e domosdoshme me ligj të rregullohet obligimi për monitorim sizmik. Me atë do të rritet numri i stacioneve sizmike, do të përmirësohet rrjeti dhe analiza e të gjitha të dhënave, sepse do të kemi të dhëna më cilësore të cilat do të mund të japin analizë më serioze sepse është më ndryshe të keni të dhëna prej pesë dhe prej 30 stacioneve matëse”, tha Çernih.
Gjorgji Manaskov, kryetar i Odës ekonomike për energjetikë, potencoi se matjet janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të ulen rreziqet nga çarja e digave.
“Me vetë ngrohjen globale në botë do të vijë deri te rritja e nivelit të ujit, ndërsa ato pllaka ujore do t’u bëjnë presion pllakave tokësore dhe do të fillojë destabiliteti i strukturës tokësore, ku digat bëhen problem potencial. Vjen deri te mundësia për çarje dhe prandaj duhet të bëhen matje që janë shumë të rëndësishme për një vend të dimë se çka saktë ndodhë në truallin e vendit tonë, në mënyrë që të mos vijë deri te çarja”, deklaroi Manaskov.
Në konferencë u debatua edhe për temat “Stabiliteti ekonomik dhe energjetik financiar në shtet”, “Aktivitetet inxhinierike në energjetikë”, “Mjedisi jetësor në energjetikë-probleme dhe zgjidhje”, “Digat e mëdha dhe volitshmëritë”.