Site icon Telegrafi

Çerkini: Shoqatat të mos i lejojnë politikanët të bëjnë fushatë me ta

Kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, Bajram Çerkini, ka thënë se në vazhdimësi politika iu është afruar për vota, sidomos në fushatat elektorale.

Sipas tij, kjo gjë pritet të ndodhë edhe kësaj radhe kur fushata pritet të fillojë zyrtarisht pas pak javësh.

Mirëpo, ai apeloi shoqatat dhe familjarët e të pagjeturve që të mos i lejojnë politikanët të bëjnë fushatë me ta.

Çerkini tha se ai vet mund të ishte bërë deputet prej kohësh, por ka vendosur të qëndrojë larg politikës e kështu të mbajë të paprekur edhe shoqatën e tij.

Ai deklaroi se nuk ka ndonjë shpresë se pas zgjedhjeve mund të ndryshojë diçka rreth çështjes së tyre.

“Dorën në zemër jo tash që bëhen fushatat, por prej fillimit kanë këqyrë ta shfrytëzojnë elektoratin, sidomos anëtarësimin gjatë këtyre fushatave. Po bëj përsëri apel, ju lus shoqata mos i lejoni me ardhë brenda me bo fushatë për zgjedhje, na kemi me dalë në zgjedhje, kemi me ia dhanë votën kujt ne duam, nëse nuk jemi vetëdijësu deri tash kujt duhet me ia dhënë votën, kurrë s’kemi me u vetëdijësu. A presim shumë pas zgjedhjeve që do të bëhet diçka? Shumë pak. A jam si Barjam optimist se do të bëhet diçka? Shumë pak”, tha Çerkini. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version