Site icon Telegrafi

Çerkini prezantohet te Flamurtari

Zyrtarizimi i fundit është ai i mbrojtësit të majtë, Dardan Çerkini, i cili ndodhej prej disa ditësh në Vlorë.

24-vjeçari luan mbrojtës i majtë dhe kjo është përvoja e parë e tij jashtë Kosovës. Çerkini është aktivizuar më parë me Ferizajn dhe së fundit me Dritën.

Te Flamurtari nuk duan të përsërisin dy fazat e para ku problemet ekonomike, ndikuan në paraqitjen e ekipit.

Klubi vlonjat përveç afrimeve ka garantuar edhe dhënien e tri pagave paradhënie. /Telegrafi/

Exit mobile version