Telegrafi

Cerezo: Nuk kemi marrëveshje për Falcaon

 Ishte thënë nëpër mediat spanjolle se ishte arritur marrëveshja mes fqinjve të një qyteti, mirëpo Cerezo mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Është totalisht e pavërtetë që Falcao është i ldhur me Real Madridin. Falcao ka kontratë me Atletic Madridin dhe nuk ka asgjë për t’u shtuar këtu. Duket se këto janë tentime për të destabilizuar klubin tim”.

“Unë nuk po bëj shaka, mediat po bëjnë shaka. Këto janë gjëra serioze dhe nuk ka nevojë që të flitet për spekulime, duhet të tregohet kush është ky burim, në mënyrë që të shuhet nga unë”, ka thënë i nervozuar Cerezo. /Telegrafi/