Telegrafi

Cerezo: Nuk do ta shes Agueron

Chelsea është në bisedime me përfaqësues të Aguero për një transferim të mundshëm të tij në Londër që në afatin kalimtar të janarit. Por Cerezo nuk mendon se kjo mund të realizohet.

“Sipas njohurive të mia, askush nuk ka ardhur të pyet për Aguero. Duhet t’i pyesni ata klube që thonë se do ta marrin Agueron. Nuk di asgjë ose skam asgjë për të thënë. Nuk planifikoj ta shes Agueron”, ka thënë Cerezo./Telegrafi/