Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj vendimit të Antoine Griezmannit, për tu larguar nga Los Rojiblancos.
Cerezo thotse se Atletico do ta respektojë vendimin e lojtarit, edhe pse ai personalisht do ta kishte këshilluar atë që të qëndrojë në klub.
“Unë jam më i zhgënjyer, sesa i zemëruar. Unë mendoj se Antoine Griezmann do të kishte një të ardhme të madhe në Atletico Madrid, me tituj të mëdhenj dhe kampionate”.
“Problemi është se çdo person mendon ndryshe, por ne e respektojmë vendimin e tij dhe i urojmë fat, pasi që disa lojtarë largohen dhe të tjerët do të vijnë”.
“Nuk e kam idenë as më të vogël se ku do të luajë, ai do të shkojë kudo që dëshiron”.
“Ishte një befasi, dhe nëse unë do të kisha qenë këshilltar i tij do t’i kisha thënë të vazhdojë këtu, por secili bën atë që e konsideron të përshtatshme për veten”.
“Është një gjë tjetër të jesh i zhgënjyer, dhe tjetër gjë të jesh i zemëruar, unë jam i zhgënjyer”, ka thënë Cerezo për FOX Sports. /Telegrafi/