Telegrafi

Cerezo: Forlan dhe Aguero nuk janë për shitje

Duke folur pas disfatës në finalen e Kupës së Mbretit nga Sevilla, Cerezo ka thënë se lojtarët si Diego Forlan, Sergio Aguero dhe David de Gea nuk do të shiten.

“Kam thënë të njëjtën gjë për tashmë një kohë, andaj nuk do ta ndryshoj. Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë lojtarët më të mirë dhe të ndërtojmë një ekip më konkurrues”, ka thënë Cerezo. /Telegrafi/