Lajmi që u publikua të hënën, ku flitej për një marrëveshje mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, ku do të paguhen edhe 15 milionë euro për Antoine Griezmann është hedhur poshtë nga drejtuesit e Los Rojiblancos.
Për 15 milionë eurot e dhëna, Barcelona do ta ketë të drejtën për barazimin e çdo ofertë që vjen për pesë lojtarë të Atleticos, përfshirë edhe Jose Gimenez dhe Saul Niguez.
Por presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, e ka mohuar këtë lajm, por e ka pranuar që ka një marrëveshje mes klubeve.
“Saga e Antoine u mbyll kur ata u detyruan shifrën e 300 eurove nga Federata Spanjolle e Futbollit”.
“Nuk do të flas për para, pasi marrëveshja [mes Atleticos dhe Barcelonës] nuk ka të bëjë me Griezmannin”.
“Ne e kemi marrëveshjen e njëjtë me shumë klube të Spanjës”, ka thënë Cerezo. /Telegrafi/