Telegrafi

Cerezo: E pamundur të shkarkohet Resino

Pas katër ndeshjeve Atletico ka dy humbje dhe dy barazime, dhe qëndron në pozitën e parafundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.

“Abel është trajneri ynë dhe për të gjithë ne ka qenë shumë vështirë gjatë këtyre javëve të kaluara. Të ndryshojmë menaxherin është dukshëm e pamundshme, tepër e vështirë dhe e komplikuar”, ka thënë Cerezo.

“Le t’i japim atij besimin për të cilin ai ka nevojë të dalë nga kjo situatë. Iu takon lojtarëve të luajnë mirë. Është e vërtetë se askush nuk e ka pritur këtë”, ka shtuar spanjolli.