Antoine Griezmann do ta ketë vendimin përfundimtar për një kalim të mundshëm te Barcelona, ka konfirmuar presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo.
Griezmann ka kohë që është lidhur me kampionët e Spanjës, teksa Atletico besohet se ka raportuar Barcelonën te FIFA për qasje të paligjshme te lojtari në dhejtor.
Dhe, pasi Suarez aludoi në një intervistë se gjiganti katalanas e ka gati lojtarin për sezonin e ardhshëm, vazhduan polemikat me drejtorin Miguel Angel Gil Marin i cili dha deklaratë frustuese për këtë çështje.
Cerezo pranon se klubi do të detyrohet ta shesë francezin nëse ai dëshiron të kalojë te Barcelona, apo ku do tjetër.
“Unë e shoh atë se po bën mrië në fushë dhe jashtë fushte”.
Lyon, on arrive !!!!!! ⚪🔴 pic.twitter.com/XW5jH6YlFq
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) May 3, 2018
“Antoine Griezmann është lojtar i Atleticos dhe e ardhmja do të vendoset prej tij. Ideja jonë është që ai të vazhdojë këtu”.
“Ai është lojtar i madh, i cili me Messin dhe Ronaldon formësojnë treshen më të rëndësishme të futbollit në botë”.
“Ne jemi krenar që e kemi atë, kështu që do të bëjmë gjithçka për të që të vazhdojë me ne, por jo vetëm me Griezmannin, edhe me Oblakin e të gjithë të tjerë”, deklaroi Cerezo për Marca. /Telegrafi/