Telegrafi

Ceremonia e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi (Video)

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur ceremonia komemorative për veprimtarin Adem Demaçi, i cili do të varroset sot në orën 12:00.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi funeral i veprimtarit Adem Demaçi, është nisur drejt varrezeve në Velani, ku do të kryhet cermonia e varrimit me nderime të larta.

Në ceremoninë komemorative dhe varrimin e Demaçit po marrin pjesë krerëve shtetërore dhe institucionalë të Kosovës dhe Shqipëris dhe personalitete të tjera të larta dhe qytetarë të shumtë.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare,  të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë. /Telegrafi/