Ceremoni madhështore u realizua në hapje të “Euro 2024” në Gjermani në stadumin “Allianz Arena” ku u hap Kampionati Evropianin.
Para se Gjermania dhe Skocia të dilnin në fushë, trofeu u soll në stadiumin. Fillmisht u kujtoi legjenda e futbollit Franz Beckenbauer , i cili vdiq në janar, ku e veja e tij Heidi Beckenbauer solli trofeun (me peshë 8 kilogramë) në fushë.
Ajo u shoqërua nga Jürgen Klinsmann, i cili ishte kapiten i ekipit të DFB-së për titullin e Kampionatit Evropian në Angli në 1996, dhe Bernhard Dietz, kapiteni i ekipit kampion evropian të vitit 1980.
Valltarët vendosën një koreografi të vërtetë me veshje të ndryshme, duke treguar ngjyrat e kombëtareve pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian.
Një koreografi e bukur me ngjyra shtrihet në të gjithë tribunat ku edhe spektatorët ishin pjesëmarrës në të gjithë arenën.
Kick-off is nearly here! 🙌
Germany vs Scotland: Tap below for live updates! 📱#EURO2024 | #GERSCO
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 14, 2024
Pas pak nis ndeshja hapëse Gjermani – Skoci. /Telegrafi/
Here we go! 🙌
Germany vs Scotland: Tap below for live updates! 📱#EURO2024 | #GERSCO
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 14, 2024