Site icon Telegrafi

Ceremoni për Kadarenë në Tiranë

I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri i vendit. Sali Berisha u kthye pas në kohë dhe vlerësoi rolin e Kadaresë përgjatë dekadave të komunizmit.

“Asnjë prej shkrimtarëve disidentë nuk arriti të atakojë direkt trurin, ashtu siç bëri Ismaili. Në kulmin e terrorit nuk u largua, edhe kur i bënë plenium atëherë, kur i bënë të gjitha, këtu ka qenë. Ishte i vendosur të ndante qoftë edhe fatin e zi më qytetarët e vendit të tij”, deklaroi kryeministri Berisha.

Trofeu “Princi i Asturias” iu dorëzua shkrimtarit Kadare nga ambasadori i Spanjës nq Shqipëri, Manuel Montobio. Ndërsa vet shkrimtari preferoi të ishte fjalëpakë.

“Unë nuk jam ndonjë qenie e jashtëzakonshme. Është krahas kënaqësisë edhe pak e vështirë. Ju falënderoj për fjalët tuaja të ngrohta, për vlerësimet tuaja. Ju them sinqerisht nga zemra të gjithë të pranishmëve ju faleminderit”, u shpreh Kadare.

Në ceremoninë e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe ambasada spanjolle në Shqipëri, qenë të pranishëm akademikë, personalitete të kulturës e politikanë. /tch/

Exit mobile version