Pranim-dorëzimi i detyrës së presidentit nga Atifete Jahjaga te Hashim Thaçi do të bëhet me një ceremoni të veçantë shtetërore, e cila nuk është parë deri më tani.
Kjo ceremoni do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”, më 8 prill, një ditë pas betimit të presidentit të ri në Kuvend, e në të pritet të marrin pjesë presidentë nga rajoni dhe Evropa.
Abelard Tahiri, këshilltar i Hashim Thaçit ka konfirmuar për ‘Epokën e re’, se tashmë disa presidentë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ceremoni. /Telegrafi/
Foto: Arkiv