Site icon Telegrafi

Ceremoni e përmortshme për Helmut Kohl në Strasburg

Për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian, zhvillohet në në Strasburg, në selinë e Parlamentit Europian  ceremonia e përmortshme për një burrë shteti europian. Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, i cili ndërroi jetë para dy javësh e kishte dëshiruar vetë një ceremoni të tillë.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, një mik personal i Helmut Kohl e zhvilloi këtë ide dhe filloi menjëherë përgatitjet. Janë të ftuar mijëra vetë, qindra gazetarë raportojnë, dhe shumë televizione e transmentojnë ceremoninë drejtpërdrejt.

Varrimi në Speyer

Pas dy orësh ceremonie në sallën plenare të Parlamentit Europian,Strasburg, arkivoli me trupin e Helmut Kohl do të lëvizë me helikopter për të shkuar në Ludvigshafen, ku konvoji i automjeteve do të lëvizë nëpër rrugë, në mënyrë që qytetarët tt’i thonë lamtumirë kancelarit Kohl.

Në katedralen romane të Speyer në orën 18:00 zhvillohet ceremonia e varrimit me 1.500 të ftuar.

Tetë fjalime nga Europa

Ceremonia e përmortshme në Strasburg zhvillohet nën masa të larta sigurie. Ndryshe nga punimet plenare është bllokuar e gjithë zona përreth ndërtesës së Parlamentit Europian. Kohl nderohet nga shumë personalitete. Krahas presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker, e presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, dhe atij të Parlamentit Europian, Antonio Trajani, për kancelarin Helmut Kohl do të flasin edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, presidenti francez, Emmanuel Macron, ish-kryeministri spanjoll, Felipe Gonzalez, dhe i ftuar nga Rusia – kryeministri rus, Dmitri Medvedev.

Edhe kancelarja Merkel do të flasë në ceremoninë e nderimit të Kohl. Më parë ishte përmendur në media se pjesëmarrja e Merkelit ishte e kontestuar. E veja e Kohlit, Maike Kohl-Richter duket të ketë qenë kundër fjalimit të Merkelit. Kohl ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me kancelaren Merkel, pasuesja e Kohlit në CDU. Në aferën e donacioneve për partinë kristiandemokrate, Merkel u distancua nga Kohli me imazh mjaft të dëmtuar. Nuk do të ketë një ceremoni shtetërore në Gjermani siç është tipike në rast vdekjeje të burrave të shtetit. /DW/

Exit mobile version