Telegrafi

Çereku dhe viti të mirë për Adobe

Të hyrat totale të kompanisë gjatë çerekut të katërt ishin 1.15 miliard dollarë, që është për 14% më shumë se një vit më parë, derisa profiti ishte 173.3 milion dollarë. Analistët prisnin profit prej rreth 155 milion dollarë me qarkullim prej 1.09 miliard dollarë. Adobe më herët paralajmëroi se pret të ketë të hyrat në mes 1.075 dhe 1.125 miliard dollarë.

Për tërë vitin fiskal 2011 Adobe paraqiti të hyrat në vlerë prej 4.2 miliard dollarë, që ëshët për 11% më shumë se s një vit më parë. Me këtë gjë kompania tejkaloi pritjet për rritjen prej 10%. Profiti njëkohësisht u rrit nga 500 milion të vitit të kaluar në 609 milion dollarë.

Gjatë çerekut të parë të vitit 2012 Adobe pret të hyra në vlerë në mes 1.025 dhe 1.075 miliard dollarë me profit prej në mes 139 dhe 153 milion dollarë. Për të viti e ardhshëm Adobe paralajmëron rritje të të hyrave në mes 4 dhe 6% me profit prej në mes 613 dhe 639 milion dollarë. /Telegrafi/