Në garën e kësaj të diele në RTK, në shoun më të madh me lojëra në televizionet shqiptare, në 20:50, pritet një garë e madhe në mes dy ekipeve garuese – “Rokerat” kundër “Klan Kosova’.
Në këtë ballafaqim drama dhe tensioni pritet ta arrijnë kulmin pasi që ballafaqohen dy ekipe që kanë shpirtin luftarak dhe e duan shumë fitoren.
Për “Klan Kosova” do të garojë: Alaudin Hamiti – moderator i “Champion Quiz” dhe “NIN”, gazetarët e emisionit “Ora shtatë”, Kron Sadiku dhe Shqipe Berisha. Alaudini deri më tani është dalluar për garë luftarake dhe organizim të ekipit, ndërsa Kroni është shumë i mirë në lojërat me top, sidomos futboll. Derisa Shqipja – si femra e vetme në skuadër – ka dëshmuar se është një garuese shumë e mire dhe ka elan prej një sportisteje të vërtetë.
Ekipi “Rokerat” përbëhet nga këngëtari Andos, Marigona Krasniqi dhe Xuxi (Naim Bunjaku). Xuxi është një nga garuesit më të dalluar të këtij kampionati në “Super Sfida”, i cili krijon shou, dramë, tension, por edhe është si kapiten i ekipit jep çdo herë maksimumin që të arrijë në finalen e madhe.
Andosi përveç muzikës është shumë i talentuar edhe në lojërat sportive, ku në çdo rast e jep maksimumin. Garuesja e tretë është modelja e shumës spoteve reklamuese, Misi Marigona Krasniqi, e që së bashku me dy brokerat e mirënjohur do ta japë maksimumin për të shënuar fitore. /Telegrafi/