Telegrafi

Çerek shumë i mirë për Apple

Kompania gjatë tri muajve që përfunduan me 31 dhjetor të vitit të kaluar punoi me qarkullimin prej 46.33 miliard dollarë me profit prej 13.06 miliard dollarë. Kjo është dyfish më shumë në krahasim me rezultatet gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar kur ishte arritur qarkullim prej 26.74 miliard dollarë me profit prej 6.05 miliard dollarë. Analistët në bursë në mesatare prisnin se Apple do të paraqes qarkullim prej 39 miliard dollarë me profit prej 9.4 miliard dollarë.

Përfaqësuesit e Apple theksojnë se gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar janë shitur 37.04 milion iPhone, që është dukshëm më shumë se që ishin pritjet e analistëve të cilët vlerësonin se Apple do të shes rreht 30 milion telefona “të mençur” mobil. Gjithashtu theksohet se janë shitur 15.43 milion copë iPad, që është për 111% më shumë se në periudhën e njëjtë një vit më herët kur ishin shitur 7.33 milion tablet të Apple. Këto shifra janë prapë më të larta se ato që priteshin nga analistët të cilët vlerësonin se Apple do të shes në mes 13 dhe 14 milion copë iPad.

Edhe shitje e kompjuterëve të Apple ishte jashtëzakonisht e madhe, edhe pse në përputhje me pritjet e analistëve. Krejtësisht janë shitur rreth 5.2 milion Mac, që është hera e parë në historinë e Apple që shitja tejkaloi shifrën prej 5 milion copë.

Për çerekun aktual në Apple presin të hyra në lartësi prej 32.5 miliard dollarë me profit prej 8 miliard dollarë.

Pas publikimit të këtyre rezultateve aksionet e kompanisë u rritën gati 8%. /Telegrafi/