Telegrafi

Çerek rekord për Microsoft

Të hyrat ishin për 7% më të mira në krahasim me periudhën e njëjtë të vit të mëparshëm. Profiti total ishte në lartësi prej 5.74 miliard dollarë, e kjo është për 6% më mirë se vitin e kaluar. Divizioni ndërmarrës i kompanisë ka shënuar rritje prej 8 për qind, e divizioni për serverët dhe veglat ka pasur rritje prej 10 për qind. Departamenti për Windows ka rritur të hyrat për vetëm 2%, që është në përputhje me trendin e tregut të PC-ve, deklaruan në Microsoft.

Rezultatet e afarizmit për çerekun e dytë do të përfshijnë edhe koston e akvizicionit të Skypeit, publikuan nga kompania. /Telegrafi/