Telegrafi

Çerek i mirë për celularët e Samsungut

Prodhuesi korean pati profitin në lartësi prej 3.1 miliard dollarë. Edhe pse Samsung punon me sukses në fushën e smartphoneve, ai segment i afarizmit të kompanisë nuk mundi të kompensoj rënien në degët për prodhimin e ekraneve dhe çipave. Të hyrat totale të kompanisë ishin 37.3 miliard dollarë.

Nëse shikohet ndarazi vetëm divizioni mobil i kompanisë, Samsung pati çerek shumë të mirë, ndërsa dërgesat janë rritur mbi 20% në krahasim me çerekun dhe vitin e mëparshëm. Të hyrat nga biznesi me celularët ishin 13.5 miliard dollarë që është madje për 39% më mirë se gjatë vitit të kaluar, dhe për 23% më mirë se një çerek më parë. Profiti ishte 2.3 miliard dollarë që është në krahasim me çerekun e mëparshëm rezultate për madje 51% më i mirë.

Sipas vlerësimeve të pavarura, Samsung gjatë çerekut u bë edhe prodhuesi udhëheqës i smartphoneve me dërgesa prej 27.8 milion copë para Apple që ka shitur 17.1 milion copë. /Telegrafi/