Gjatë ditës së sotme është raportuar për një rast kur një fëmijë një vjeçar ishte keqtrajtuar në një çerdhe në Pejë.
Siç u raportua më herët, bëhej fjalë për një denoncimi të një nëne nga Peja e cila ka denoncuar çerdhen ku e kishte fëmijën e saj për shkak të dhunës së shkaktuar nga dikush brenda në këtë institucion.
Në bazë të fotografive të publikuara, vogëlushja ishte në gjendje të keqe për shkak të lëndimeve në trup.
Por për këtë çerdhe kjo nuk është hera e parë që bëhet “temë diskutimi”.
Më 26 shtator të vitit 2014 ishte shkruar se mungesa e kushteve të domosdoshme, për ta zhvilluar një proces normal edukativo-arsimor, i ka detyruar inspektoratin shtetëror që ta mbyll qendrën numër 2 të çerdhes “Pëllumbat e Paqes” – Pejë.
Lexo artikullin: Mbyllet çerdhja që kundërmonte nga era e myku