Sulmuesi italian, Alessio Cerci ka folur pas largimit nga Milani në drejtim të Genoas.
Ish-reprezentuesi italian kishte mbyllur llogarinë e tij në Instagram sa ishte pjesë e Milani pasi kishte marrë shumë fyerje nga tifozët kuq e zi.
Cerci ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar se është rikthyer vetëm për hatër të tifozëve të Genoas.
“Kthehem në Instagram për ta postuar këtë foto nga ndeshja e Genoas ku arritëm fitore”.
“Dua t’i falënderoj tifozët kuq e kaltër të cilët janë tifozë të vërtetë dhe falë përkrahjes së tyre të kthehet dëshira për të mos u dorëzuar kurrë”, ka shkruar Cerci.
Kështu pas këtij postimi, italiani ka marrë fyerje tjera nga tifozët e Milanit të cilët kanë komentuar duke shkruar se iu janë gëzuar largimit të tij nga ‘San Siro’. /Telegrafi/