Telegrafi

Cerci afër rikthimit në Serie A

Alessio Cerci është shumë pranë largimit nga Atletico Madrid për tu transferuar në Itali te Bologna.

Anësori italian u bashkua me skuadrën spanjolle pas një sezoni të madh me Torinon në vitin 2014, por nuk arriti të tregoj vetën, duke u huazuar në Genoa dhe Milan.

Cerci kërkuar një transferim prapa në Serie A këtë verë, me Bolognan dhe Lazion si destinacione të mundshme, por një marrëveshje nuk mundi të bëhet në kohë dhe a mbeti në Atletico.

Lexo po ashtu Cerci kthehet në fushë me fanellën e Atleticos pas 741 ditësh

Por, duke luajtur vetëm gjysmë ore të gjithë sezonin, në një ndeshje të Copa Del Rey kundër skuadrës nga liga e tretë, Gujuelo, faqja e njohësit italian të futbollit, Gianluca Di Marzios, tani raporton se Cerci është i vendosur për t’u bashkuar me Bolognan.

Rossoblutë do të marrin anësorit italian në një marrëveshje fillestare të huazimit, e cila do të bëhet e përhershme pas një numri të rënë dakord të paraqitjeve, megjithatë ka ende disa kushtet e kontratës që nuk janë definuar deri në fund, por mendohet se një marrëveshje do të arrihet. /Telegrafi/