Sllovenia mbështet bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit, siç është rasti me bashkëpunimin “mini-Shengenit” të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, tha Ministri i Jashtëm slloven, Miro Cerar para komisionit parlamentar për politikë të jashtme, duke shtuar se Sllovenia gjithashtu përfiton nga një iniciativë e tillë.
Por çelësi për bashkëpunim më të mirë dhe sukses në këto vende në të ardhmen do të jetë hyrja e tyre në BE, tha Cerar, duke përsëritur qëndrimin zyrtar të Sllovenisë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Sa më mirë të bashkëpunojnë këto vende, aq më i qëndrueshëm është rajoni … aq më shumë siguri, aq më shumë mundësi për kompanitë sllovene dhe shkëmbimet turistike në të dy drejtimet”, tha Cerar.
Por ai gjithashtu theksoi se vetë shtetet nuk mund të arrijnë të njëjtat rezultate siç do të kishin “në sinergji me BE-në”, ndërsa Sllovenia këmbëngul se çelësi i suksesit të Ballkanit Perëndimor, dhe madje edhe bashkëpunim më i mirë midis këtyre vendeve, është zgjerimi i BE-së./Telegrafi/