Ministri i Jashtëm slloven, Miro Cerar, përpara fillimit të Konferencës së Selanikut për perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha se është optimist që BE të përmbushë premtimin e saj dhe shpreson që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në mars.
“Jam i bindur që Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë bërë përparim historik me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Maqedonia e Veriut tregoi mençuri dhe guxim politik dhe gatishmëri për reforma. Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut do të merr datë për fillimin e bisedimeve”, tha Cerar.
Ai vlerësoi se Shqipëria, gjithashtu ka bërë përparim parasegjithash me procesin e vetingut, dhe shpreson që të dyja vendeve tu jepet data për fillimin e bisedimeve.
Cerar tha se Sllovenia i mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e bisedimeve me BE-në./Telegrafi/