Site icon Telegrafi

Çeqet

Merr Shuli çeqet prej banke, dhe natyrisht, fillon të shpenzojë kah të mundet. Në fund e thërrasin në bankë dhe i thonë:
– More ti Shul, a e din se je aq në minus sa që mund të shkosh në burg?
– Ani, çfarë po më thoni të bëj?, frikësohet Shuli.
– Asgjë, ia kthen zyrtari i bankës, vetëm mund t’i ktheni ato para që i keni shpenzuar.
– Aiii bre burre, më fute frikën, tani ta shkruaj një çek edhe kryhet puna!

Exit mobile version