CEO i SoftBank, Masayoshi Son tha se ai beson se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), inteligjenca artificiale që tejkalon inteligjencën njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të realizohet brenda 10 vjetëve.
Duke folur në konferencën e korporatës SoftBank World, Son tha se beson se AGI do të dhjetë herë më inteligjente se shuma totale e gjithë inteligjencës njerëzore.
Ai vuri në dukje përparimin e shpejtë tek Inteligjenca Artificiale gjeneruese që tha se tashmë ka tejkaluar inteligjencën njerëzore në fusha të caktuara.
“Është e gabuar të thuhet se Inteligjenca Artificiale nuk mund të jetë më e zgjuar se njerëzit vetëm se është krijuar nga njerëzit”, tha ai.
“Inteligjenca Artificiale tani mëson vetë, trajnohet vet dhe nxjerr konkluzione vet, ashtu sikurse qeniet njerëzore”. /Telegrafi/