Një foto e rrjedhur, që duket se u mor nga një takim i brendshëm i OnePlus, ka dalë në sipërfaqe në internet duke treguar CEO Pete Lau me një pajisje që mund të jetë ose OnePlus 7, ose një tjetër telefon 5G pa emër nga kompania.
Imazhi u postua në Twitter nga Ishan Agarwal – i cili ka një rekord të arsyeshëm me rrjedhjet e telefonave në të kaluarën – dhe duke pasur parasysh se ne mund të shohim drejtorin e OnePlus në foto, nuk ka dyshim se është e vërtetë.
EXCLUSIVE! Here's your first look at an upcoming OnePlus Device I don't know much about. This image shows the device in prototype/designing stage and it is not final but this is probably how the device may end up looking. That's Pete (CEO of OP) in the img and the device itself. pic.twitter.com/Yau9EsgSDy
— Ishan Agarwal (@ishanagarwal24) December 19, 2018
Një pajisje e kuqe mund të shihet në ekran dhe duket se qëndron poashtu në tavolinë, ndërsa një variant i bardhë / gri i celularit duket të jetë në duart e Laut.
Ndërsa mund të marrim këtë si zbulim të hershëm të OnePlus 7, ose telefonit të parë OnePlus 5G, vlen të përmendet se kjo mund të jetë thjesht një prototip i hershëm.
Telefonat kalojnë nëpër një sërë projektimesh dhe testesh, dhe ajo që shohim në këtë imazh mund të mos lansohet për treg – prandaj merrni gjithçka me një dozë dyshimi, tani për tani.
Raportet e mëparshme pretendojnë se çmimi i pajisjes OnePlus 5G mund të jetë midis $ 200 dhe $ 300 më i lartë se pajisjet standarde të firmës, dhe telefoni pritet të mundësohet nga çipi më i fundit Snapdragon 855 me modemin X50 që ka kapacitet 5G. /Telegrafi/