Site icon Telegrafi

CEO i Nothing paralajmëron lansimin e një telefoni të ri për vitin 2024

CEO i prodhuesit të pajisjeve elektronike Nothing, Carl Pei, ka paralajmëruar përmes një postimi në X, lansimin e një telefoni të ri.

Sipas raportimeve të mëhershme, startupi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar i udhëhequr nga Pei, po planifikon të lansojë një version të përballueshëm të Nothing Phone 2, që mund të prezantohet në eventin e ardhshëm të firmës, i planifikuar të mbahet në ngjarjen e ardhshme të Mobile World Congress më 27 shkurt, transmeton Telegrafi.

Në një postim në X, CEO i Nothing, Carl Pei, konfirmoi se kompania do të lansojë një smartphone të ri, megjithatë nuk specifikoi se cili model do të vijë.

Mediet e huaja, sugjerojnë se kompania mund të lansojë së shpejti telefonin e supozuar Nothing Phone 2a. /Telegrafi/

Exit mobile version