Huawei do të mbajë një ngjarje të mërkurën për të zbuluar sistemin e saj të ri operativ HarmonyOS 3, dhe para kësaj, CEO i kompanisë Richard Yu ofroi një pasqyrë të vogël për atë që do të vijë.
Yu postoi një video të shkurtër në profilin e Weibo që zbuloi pamjen e miniaplikacioneve të reja në ekranin kryesor.
Secili grup aplikacionesh tani mund të ketë skaje të veçanta në dosjen në ekranin bazë dhe është e mundur t’i gruponi ato në një drejtkëndësh, i cili u jep qasje më të shpejtë disa aplikacioneve.
HarmonyOS është sistemi operativ i Huawei i bazuar në AOSP (Android Open Source Project), por nuk është një lëkurë ose ridizajnim i thjeshtë si shumë ndërfaqe të tjera të përdoruesit.
Huawei ka punuar shumë gjatë një viti e gjysmë të kaluar për ta bërë Harmony sa më të pavarur që të jetë e mundur. Prezantimi do të mbahet në Kinë. /Telegrafi/
Mr Yu shared little hint of new HMOS3 pic.twitter.com/9zpTqa5BNz
— Teme (特米)𝕏|🇫🇮🇨🇳 (@RODENT950) July 25, 2022