CEO i Amazon, Andy Jassy, u tha punonjësve që të pajtohen me planin e kompanisë për kthimin në zyrë ose të kërkojnë punë diku tjetër, konfirmoi kompania për CNN.
Mesazhi i Jassyt pasqyron presionin e vazhdueshëm të Amazon për stafin e zyrës amerikane për të zbatuar një politikë që u kërkohet të punojnë në zyrë të paktën tre ditë në javë, transmeton Telegrafi.
Si pjesë e vërejtjeve të tij, të cilat Amazon i ndau me CNN, Jassy tha gjatë një eventi këtë muaj se ndërsa punonjësit kanë të drejtë të mos pajtohen me vendimin e kompanisë për vendimin për t’u kthyer në zyrë dhe ta kritikojnë atë, ata nuk kanë të drejtë të shpërfillin politikën.
Ai gjithashtu parashikoi se për ata që nuk mund ta pranonin politikën, perspektivat e tyre për të mbetur në Amazon dukeshin të zymta. /Telegrafi/