Central Park, adresa e preferuar e blerjeve dhe argëtimit në Prishtinë, sot njofton vazhdimin e fushatës së saj të zbritjeve të mëdha, duke sjellë për konsumatorët një “Botë të Zbritjeve” që nuk duhet humbur. Me sloganin “Më shumë stil, më shumë kursim!”, Central Park fton vizitorët të përfitojnë nga zbritje të pabesueshme në një sërë brendesh të njohura në fushën e tekstilit, sportit, modës dhe lodrave për fëmijë.
Që nga fillimi i Janarit, Central Park ka mirëpritur një numër të madh klientësh që kërkojnë të rinovojnë garderobën e tyre dhe shtëpinë me produkte të cilësisë dhe me stil. Zbritjet e mëdha janë të vlefshme për një gamë të gjerë artikujsh, duke u siguruar blerësve jo vetëm vlerë për paratë e tyre, por edhe një përvojë të këndshme blerjeje.
Është një mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë ata që duan të përditësojnë stilin e tyre pa shpenzuar shumë. Central Park është vendi ku stili dhe kursimi vijnë së bashku, dhe ne jemi krenarë të vazhdojmë këtë traditë edhe në muajin e Shkurtit.
Për më tepër, Central Park ofron një ambient miqësor dhe të sigurt për blerje, me hapësira të gjera dhe të rehatshme që e bëjnë përvojën e blerjes edhe më të këndshme. Me orar të zgjeruar të punës nga ora 10:00 deri në ora 22:00, vizitorët mund të zgjedhin kohën më të përshtatshme për të shijuar blerjet e tyre.
Nxitoni, pasi zbritjet fantastike do të vazhdojnë deri në fund të muajit. Për më shumë informacion rreth “Botës së Zbritjeve” dhe ofertave aktuale, vizitoni faqen zyrtare të Central Park në rrjetet sociale dhe mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e kësaj feste kursimi!
Për më shumë informacione vizitoni:
Facebook: Central Park
Instagram: centralpark.ks